ARABI SAUDITE – Cristiano Ronaldo ka akoma më lart standartin e tij të luksit dhe këtë gjë e bëri me blerjen e një avioni privat krejt të ri, të dizajnuar me porosi. Avioni luksoz është bërë objekti i bisedës në mediat sociale, me videot e zbuluara që nxjerrin në pah madhësinë e tij mbresëlënëse, pamjen e tij të jashtme dhe ngjyrën tërheqëse dhe pjesët e brendshme që janë krejtësisht të veçanta dhe të prodhuara enkas për fenomenin portugdez i cili është pronari i këtij avioni.
Sipas asaj që raportojnë mediat portugeze, Ronaldo bleu këtë avion krejtësisht të ri për një shifër prej 73 milionë dollarësh. Superylli portugez 39-vjeçar, i cili luan për Al Nasr, shiti avionin e tij që kishte më pare dhe që ishte markës Gulfstream G200 për 24 milionë dollarë për të blerë të riun.
Avioni i ri, i cili ka një pamje të jashtme me fibër karboni, ofron hapësirë për 19 persona dhe mund të arrijë shpejtësi deri në 983 km.
Pjesa e jashtme e avionit është e zbukuruar me logon ikonë CR7, me inicialet e famshme të futbollistit portugez në njërën anë dhe një imazh të tij duke performuar këngën e tij “SIUUU” në anën tjetër.