BallinaAktualitet“5 orë me Parashqevinë”! Rrëfimi emocionues i aktorit që e ka takuar...

“5 orë me Parashqevinë”! Rrëfimi emocionues i aktorit që e ka takuar në stacionin e trenit: Ishte shtëpia e saj, të gjithë e thërrisnin “Mama Vivi”

spot_img
spot_img

Takimin e parë pa nisur ende zhurma digjitale për shndërrimin e saj në një endacake, Parashqevi Simaku e ka pasur me Herion Mustafaraj, tregon për Top Channel aktori.

Miq të një jete, por që kishin shkëputur marrëdhëniet prej gati 15 vitesh që pas  divorcit të këngëtares.

Herioni rrëfen se kërkimet e tij të hershme për ta gjetur kishin dështuar, por video si e pastrehë e kishte vënë në lëvizje sërish.

Aktori beson se jetesa në atë mënyrë ishte zgjedhja e saj dhe thellësia e saj shpirtërore është e paarritshme duke ju larguar realitetit.

5 orë në stacionin e trenit me të e përballën aktorin me një Parashqevi ndryshe.

Ndiqni më poshtë intervistën me gazetaren Kristi Gongo:

Vetëm një herë e kam takuar dhe atë ditë që e takova, brenda 5 orëve qe bëmë muhabet folëm për gjithçka, mbi të shkuarën tonë, mbi shoqërinë tonë, më pyeti për njerëzit. Fliste për Bobin, të shoqin e vet në mënyrë më superlative, domethënë duke e përkëdhelur, Bobushka, Bobushka më thoshte akoma ashtu siç i thërriste para 20 vitesh. Sa i mirë është Bobushka, të më sjelli çunin.

Mua më ra në dorë 3 ditë para se të bëhej virale.

Nuk e di më tha: ‘Erion se këtu vijnë shpesh njerëz që duan të më marrin, po unë nuk lëviz dot që këtu se po pres avokatin’.

Si do jetë suportimi jonë?

Së pari Parashqevia të kuptojë ça viti është, pasi më tha: Erion nuk ja kam idenë fare se ça viti është, ça ore është edhe sikur të ma thuash ti tani, s’kanë vlerë fare për mua, janë vetëm numra

E njihnin si “mama Vivi” të gjithë. Po të them ishte mamaja e te gjithë të pastrehëve. ‘She found a home’, ajo kishte gjetur shtëpinë e vet. Dy kualitete mësova nga Parashqevia që të kuptoni që kjo ka qenë zgjedhja e vet, përulja edhe falja. Parashqevia kishte një ideal të madh brenda vetes, të fitonte fëmijën e saj, të cilin e kishte humbur. Asgjë tjetër nuk i interesonte. Por mua më bëri të kuptoj diçka, që nuk ka dashuri me të madhe se dashuria e nënës. Pra Parashqevia ngre figurën e nënës në të gjithë botën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular