ë shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa raportohet për një të plagosur.
Mësohet se personi i plagosur është dërguar menjëherë në spital.
Nuk ka ende informacion zyrtar nga policia për rrethanat dhe detajet e ngjarjes.