Policia e Tiranës arrestoi katër persona të cilët akuzohen për shitjen ekstazisë në ish-Bllok. Në pranga përfunduan gazetarët Ergis Noka, Drin Vjerdha, K.P, Mario Çerra.
4 të rinjtë e arrestuar punonin në portalin ‘Publik.al’, të Naim Nokës (në pranga, edhe djali i tij). Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut.
Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë.