BallinaOP EDHipokrizia e Berishës me “non gratën” e bën atë aleatin më të...

Hipokrizia e Berishës me “non gratën” e bën atë aleatin më të madh të Edi Ramës

spot_img
spot_img

Nga Gentian Gaba
Hipokrizia e Sali Berishës me “non gratën” është pak a shumë refren i njohur për shqiptarët, “bëni si them unë, mos bëni si bëj unë”. Berisha, PD, opozita, qytetarët e kanë përshëndetur aksionin sanksionues të SHBA kur sanksionet ishin për PS-në. Berisha e konsideronte ndëshkim të rëndë kur pretendonte se Gramoz Ruçi nuk shkelte dot në Amerikë sepse i kishin hequr vizën, sot fshihet pas konspiracioneve, njëherë pas Soros, njëherë pas Bolton, njëherë pas Bashës, etj etj..

Fati i Sali Berishës, dhe disa akrobatëve që kanë nisur të hedhin pirueta nga interesi për karrige, është se Amerikës i kanë njohur qylin, pasi me ndihmën e SHBA janë arritur gjëra madhore për Shqipërinë. Ndërsa, në Maqedoninë e Veriut, ku Amerikës i kanë njohur luftën, sepse ia dinë mirë rëndësinë jetike në arritjet historike të shqiptarëve atje, nuk u treguan hipokiritë, por morën përgjegjësi politike, duke mos i mbivendosur partisë opozitare peshën e rëndë të fatit të një personi, që ka të gjitha mjetet ligjore për t’u përballur i vetëm me këto çështje.

Edi Rama është një kryeministër pa legjitimitet. Dosja Çyrbja provon lidhjen e politikës me bandat që kanë emëruar deputetët në listat e PS, duke transformuar rezultatin e zgjedhjeve të 2021, bashkë me korrupsionin e kudondodhur, aferat e panumërta gjatë 12 viteve, që ka mbrojtur e promovuar, e bëjnë atë bashkëfajtor apo të paaftë për të frenuar babësinë me të cilën po keqqeveris, në të dyja rastet duhet të largohet. Ai nuk i shpëton dot sanksionimit për korruptimin e McGonigal, as për minimin e demokracisë që po kryen në vend, por mbrojtja nga një grup deputetësh të një kauze si ajo e Berishës, pengon dialektikën normale të politikës të brendshme e të jashtme.

Koha për t’i hequr alibitë qeverisë më të korruptuar në Europë po rrëshqet si rëra nëpër gishta, kush nuk ngrihet në lartësinë politike dhe morale të momentit, duke e nxjerrë nga barku lepurin e interesit personal, do jetë aleati më i madh i Ramës në kurriz të një shumice dërrmuese që kërkon ndryshim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular