BallinaAktualitetManderinat shqiptare me pesticide! Denoncimi i Presidentit të Urdhrit Veterinar: Kroacia i...

Manderinat shqiptare me pesticide! Denoncimi i Presidentit të Urdhrit Veterinar: Kroacia i ka kthyer pas, shkaktojnë kancer

spot_img
spot_img

Presidenti i Udhrit Veterinar, Ervin Resuli, ka ngritur alarmin për përdorimin e pesticideve të palejueshme në sasi të mëdha tek mandarinat. Rastet janë bërë të ditura nga 3 ngarkesa të kthyera mbrapsht nga Kroacia, e cila është importues i mandarinave që prodhohen në Shqipëri.

Bëhet fjalë për tre ngarkesa, e para e nisur me 29 nëntor dhe 2 të nisura në 11 dhjetor. Këto ngarkesa janë kthyer mrpasht pas verifikimit me analizat paraprake ku tregohet qartë se produktet kanë përmbajtje të lartë të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet.

Këto hormone janë ndaluar kategorikisht nga Bashkimi Europian që nga shkurti i vitit 2020. Këto pesticide konsiderohen të rrezikshme për shkak të dëmtimeve afatgjata deri në vdekjeprurëse që shkaktojnë në organizmin e njeriut. Chlorpyrifos shkakton dëmtime në tru e deri tek shfaqa e kancerit në organizëm.

Ervin Resuli gjithashtu ka thënë se ky lajm është mbajtur i fshehtë nga Ministria e Bujqësisë teksa nuk ka informuar as konsumatorët për rreziet e larta që u kanosen.

Postimi i plotë i Ervin Resulit:

Skandal me mandarinat nga Shqipëria: Mbetje pesticidesh të ndaluara në BE

Ministria bujqësisë fsheh rastet

Gjatë periudhës 29 nëntor – 11 dhjetor 2024, sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF ka raportuar tre raste të ndotjes me mbetje të pesticideve Chlorpyrifos dhe Phosmet në ngarkesa mandarinash me origjinë nga Shqipëria. Këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe të ndaluara në Bashkimin Europian për shkak të dëmeve të tyre afatgjata.

Detajet nga raportet RASFF:

1. 29 nëntor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është zbuluar në Kroaci.

2. 11 dhjetor 2024 – Phosmet në mandarina. Ngarkesa është identifikuar në Kroaci.

3. 11 dhjetor 2024 – Chlorpyrifos në mandarina. Ngarkesa është raportuar nga Kroacia me ndalesë të mëtejshme në Itali dhe Republikën Çeke.

Të gjitha këto raste janë EC-validated, që do të thotë se janë verifikuar si të sakta dhe përmbajnë mbetje të larta të këtyre pesticideve.

Çfarë është Chlorpyrifos?

Chlorpyrifos-ethyl është një pesticid që:

Ndikon në zhvillimin e trurit tek fëmijët, veçanërisht në fazat e hershme të jetës.

Shkakton dëmtime të sistemit nervor dhe çrregullime të sistemit endokrin.

Rrit rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe kancer.

Chlorpyrifos është ndaluar plotësisht në BE për përdorim dhe tregtim me Rregulloren Implementuese të Komisionit 2020/18/BE, datë 10 janar 2020, e cila hyri në fuqi më 16 shkurt 2020.

Në Shqipëri, ndalimi i përdorimit të tij është bërë me Urdhrin e Ministrit Nr. 26, datë 22.1.2020, ku përcaktohet se:

“Të kryhet çregjistrimi i produkteve të mbrojtjes së bimëve që përmbajnë Chlorpyrifos brenda datës 16 shkurt 2020”.

Çfarë po ndodh në Shqipëri?

Ndërkohë që legjislacioni shqiptar është harmonizuar me atë të BE-së, realiteti në terren tregon një mungesë totale të mbikëqyrjes dhe transparencës.

Ngarkesat e bllokuara nga BE tregojnë se këto pesticide ende qarkullojnë dhe përdoren në vend.

Ministria e Bujqësisë nuk ka bërë publik asnjë njoftim nëse këto produkte janë konsumuar në tregun vendas apo janë asgjësuar sipas ligjit.

Tregtarët dhe fermerët vazhdojnë të përdorin produkte të ndaluara, duke rrezikuar shëndetin publik dhe reputacionin e eksporteve shqiptare.

Pse ky skandal është i rëndë?

Këto raste tregojnë qartë një dështim të sistemit të kontrollit të produkteve ushqimore nga autoritetet shqiptare. Për më tepër:

1. Ministria nuk ka informuar publikun për rrezikun e konsumit të këtyre mandarinave.

2. Nuk dihet nëse produktet janë bllokuar dhe groposur, apo kanë përfunduar në tavolinat e qytetarëve shqiptarë.

3. Eksportet e produkteve shqiptare po dëmtohen në tregjet europiane për shkak të mbetjeve të pesticideve të ndaluara.

Kërkohet transparencë publike dhe masa të menjëhershme!

A janë konsumuar këto ngarkesa në tregun vendas?

Çfarë masash janë marrë për ndalimin e importit dhe përdorimit të produkteve që përmbajnë Chlorpyrifos?

Pse nuk ka transparencë për asgjësimin e tyre sipas ligjit?

Kjo është një çështje e shëndetit publik dhe nuk mund të neglizhohet. Ministria e Bujqësisë duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal dhe të garantojë sigurinë e produkteve që tregtohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular