BallinaAktualitetMesazhi i Ambasadës së SHBA për Berishën, Elezi: PD-në e ktheu në...

Mesazhi i Ambasadës së SHBA për Berishën, Elezi: PD-në e ktheu në parti familjare! Të gjithë e shohin minimin e demokracisë

spot_img
spot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndryshuar qëndrim për Sali Berishën. Në një kohë që kryetari i Partisë demokratike premton heqjen e vizave kur edhe ai vetë nuk e kalon Atlantikun, Ambasada Amerikane në Tiranë, nëpërmjet të dërguarës me punë, Nancy Vanhorn thotë se i qëndron pozicionit të saj për personat e përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.

Ibsen Elezi ndërsa komentoi në emisionin “Real Story” në ABC News zhvillimet e fundit politike në vend, theksoi se Berisha e ka kthyer Partinë Demokratike në një parti familjare.

Elezi shtoi se shoqëria është e vetëdijshme dhe se kanë parë modele që uzurpojnë, duke theksuar se është bërë edhe një minim i demokracisë.

“Absurditeti i zotit Berisha në këtë periudhë ka qenë se si mundet ta kthesh një parti politike, në një parti familje. Sa më brenda të futesh aq më shumë e kupton që e kontrollon familja. Atje janë institucione të konsoliduara nuk mundet Departamenti i Shtetit të plotësojë teka personale.

Në një aspekt ajo që bëri zoti Berisha pas 11 dhjetorit të 2021 është vërtetimi i gjysmës së akuzës. Minimin e demokracisë e shohim të gjithë ne. Njerëzit shohin modele që uzurpojnë, deformojnë procese dhe nëse arrin e bën këtë atëherë procesi nuk është më demokratik.

Manipulimi i votës është krimi më i rëndë. Si mund të ndodhë ky krim? Vota është edhe një proces, ndodh shpesh që kandidojnë thjesht si figura, këto i heqin debatin, dhe fillon edhe deformohet demokracia…”, tha Elezi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular