Jonila Godole, pedagoge dhe njëkohësisht drejtore e Institutit për Media dhe Kulturë revoltoi rrjetin me deklaratën e saj për Parashqevi Simaku-n.
Godole tregon se nuk kishte dijeni për Parashqevinë dhe nuk e njihte.
“Nuk kisha hulumtuar për të. Ndoqa këto ditë lajmet për Parashqevinë. Në fakt ishte një nga studentët e mi që më pyeti se a e njihja profilin e saj dhe se çfarë ka bërë ajo këto 30 vitë dhe iu përgjigja që jo, nuk e njihja dhe do doja që mediat të më kishin dhënë më shumë informacione për të përveç videos që qarkullonte ku tregonte Parashqevinë në një fazë jo të mirë të saj”, tha Godole.
Ajo ndër të tjera foli dhe për postimin e saj, që trazoi rrjetin.
“Në postimin që kam bërë kam folur se muzika e Parashqevisë ishte kolona zanore e brezit tim, atëherë kur kishte një lloj liberalizimi, kishte këngë për dashurinë, rininë.
Kur mendoj se sajo ka shkruar një këngë për lumturinë, tani të vjen për të qeshur për situatën në të cilën ajo ndodhet por në kontekstin e kohës ishte në rregull”, shpjegon Jonila Godole.
Ajo thekson se deri më tani nuk kishte bërë kërkime për Parashqevinë pasi për vetë pedagogen nuk ishte diçka që i ngjallte kuriozitet pasi nuk është rasti i parë mes shumë artistëve të tjerë.
“Nuk dija për të, dija vetëm që kishte ikur jashtë, por si puna e Parashqevisë ka pasur edhe këngëtarë të tjerë prandaj nuk kam pasur kurizoitet më përpara. Megjithesë nuk e prisja atë që gjeta nga kërkimet që kam bërë.
Duhet thënë se është dicka tjetër të kesh qenë artist dhe të kesh pasur një kontribut në art dhe kulturë, por është pjesa tjetër që 30 vite këta artistë çfarë kontributi i kanë dhënë shoqërisë. Për Parashqevinë e kuptoj që u largua në Amerikë për një jetë më të mirë sikurse shumë shqiptarë të tjerë”, tha pedagogia Jonila Godole.