Kryeministri Edi Rama e ka nisur sot ditën me një fotoalbum nga Konferenca e Tretë Ndërqeveritare, ku Shqipëria hapi kapituj të tjerë të anëtarësimit në BE.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë ishte një ditë krenarie e marshimit drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030.
“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama