BallinaSocialeWIZZ AIR SJELL SËRISH ABONIMIN “ALL YOU CAN FLY”- ME NJË NUMËR...

WIZZ AIR SJELL SËRISH ABONIMIN “ALL YOU CAN FLY”- ME NJË NUMËR TË KUFIZUAR ANËTARSIMESH

spot_img
spot_img

WIZZ AIR SJELL SËRISH ABONIMIN “ALL YOU CAN FLY”-

ME NJË NUMËR TË KUFIZUAR ANËTARSIMESH

  • Pas shitjes së të gjitha anëtarsimeve brenda 48 orësh në gusht, abonimi është në shitje sërish me një çmim prej €599.
  • Vetëm një numër i kufizuar abonimesh janë në shitje.
  • Ky abonim, i pari i këtij lloji në Evropë, u ofron klientëve mundësi të pafundme për të rezervuar bileta për një periudhë 12-mujore.
  • Klientët mund të udhëtojnë çdo ditë me një tarifë fikse rezervimi prej vetëm €9.99/drejtim.

Tiranë, 4 dhjetor 2024 – Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në EMEA[1], ka kënaqësinë të njoftojë se abonimi shumë i kërkuar “All You Can Fly” është sërish në shitje, pas ofertës fillestare në gusht, e cila përfundoi brenda 48 orësh.

Një numër i kufizuar anëtarsimesh janë në shitje nga sot në wizzair.com. Abonimi unik kushton €599 dhe u mundëson anëtarëve të rezervojnë fluturime për një periudhë 12-mujore nga pothuajse 200 qytete, në mbi 50 vende,  drejt 800 destinacioneve të WIZZ.

Wizz Air është linja e vetme ajrore në Evropë që ofron një numër të gjerë fluturimesh me një tarifë të caktuar. Abonimi vjetor u ofron udhëtarëve të shpeshtë mundësi fluturimesh në të gjithë rrjetin e Wizz Air me një tarifë të pandryshuar rezervimi prej vetëm €9.99, duke u dhënë mundësinë të udhëtojnë sa më shpesh që të dëshirojnë, duke kursyer para nga çmimet e zakonshme të biletave.

I përsosur për ata, të cilë udhëtojnë shpesh dhe që gjithmonë kërkojnë udhëtimin e tyre të radhës, anëtarësimi është i vlefshëm për një pasagjer, në një periudhë 12-mujore dhe rinovohet automatikisht çdo vit. Klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin destinacionin e disponueshëm 72 orë përpara datës dhe orës së nisjes. Si pjesë e abonimit, fluturimi i parë është falas.

Që nga prezantimi fillestar në gusht, anëtarët kanë mundur të gjejnë disponueshmëri në fluturimet e tyre të preferuara, në mbi 90% të rasteve. Destinacionet më të njohura përfshijnë Budapestin, Abu Dhabin, Londrën, Romën dhe Bukureshtin. Mesatarisht, gjatë dy muajve të fundit, çdo abonent ka bërë tashmë 2-3 udhëtime, me një udhëtar të shpeshtë që ka arritur të fluturojë 38 herë duke përfituar nga avantazhet e anëtarësimit të tij “All You Can Fly”.

Ky produkt i ri jo vetëm që ndihmon udhëtarët të zbulojnë rrjetin e gjerë të Wizz Air, por gjithashtu ndihmon në rritjen maksimale të faktorit të ngarkesës së linjës ajrore gjatë 72 orëve të fundit para fluturimit. Faktori i lartë i ngarkesës është një element kyç për efektivitetin dhe çon në reduktimin e intensitetit të emetimeve.

Wizz Air krenohet që ka intensitetin më të ulët të emetimeve të karbonit krahasuar me konkurrentët e saj, duke e bërë atë opsionin më të qëndrueshëm për fluturime. Wizz Air vazhdon të investojë në teknologjitë më efikase të karburantit, flotën me moshë mesatare të re, operimin e fluturimeve në mënyrë të përpiktë dhe ekzekutimin e faktorëve të lartë së ngarkesës – të gjitha këto kontribuojnë në përkushtimin për të ulur më tej emetimet e CO2 për pasagjer/km me 25% deri në vitin 2030.

Shtesat si bagazhet dhe zgjedhja e vendit nuk përfshihen në tarifën e anëtarësimit, por mund të shtohen në rezervim veçmas. Vetëm fluturimet ndërkombëtare përfshihen në anëtarësim. Vendndodhja e vendeve është subjekt i disponueshmërisë dhe tarifat e anëtarësimit të WIZZ All You Can Fly nuk garantohet të jenë të disponueshme për çdo fluturim të reklamuar nga Wizz Air. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni faqen e internetit të Wizz Air.


[1] Sipas CAPA – Center for Aviation Awards for Excellence 2024

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular