AAB organizoi mbrëmjen festive të Darkës së Fundvitit 2024, një traditë e rëndësishme që bashkon drejtues dhe përfaqësues të nivelit të lartë të sistemit financiar dhe bankave anëtare të AAB-së. Në këtë event, ishin të ftuar Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mimoza Kaci dhe Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, z. Genc Mamani.
Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë theksoi arritjet kryesore ekonomike të vitit 2024. Rezultatet e qëndrueshmërisë financiare dëshmojnë për forcën dhe stabilitetin e sektorit bankar shqiptar – tha ndër të tjera z. Sejko.
Presidenti i AAB-së, z. Bledar Shella, në mesazhin e tij për të pranishmit, vlerësoi rolin e sektorit bankar në zhvillimin ekonomik të vendit. Ai theksoi se:“Viti 2024 ka qenë një vit i rëndësishëm për AAB-në, e cila festoi 25-vjetorin e themelimit të saj. Përfundimi i projektit të #OpenBanking dhe nënshkrimi i marrëveshjes strategjike me IFC për zhvillimin e shërbimeve digjitale financiare, si dhe përgatitja e projektligjit për Byronë e Kredisë janë arritje thelbësore që përmirësojnë transparencën financiare dhe menaxhimin e riskut në kreditim. Po ashtu, ne vazhduam të forcojmë bashkëpunimin rajonal me partnerët tanë, përfshirë Kosovo Banking Association, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi për ndarjen e përvojave në mbështetje të qëllimeve tona të përbashkëta. ”
Mbrëmja u shoqërua me një atmosferë festive, ku pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë momente të këndshme, duke mirëpritur një vit të ri me sfida dhe arritje të reja.
𝘈𝘈𝘉 𝘧𝘢𝘭𝘦̈𝘯𝘥𝘦𝘳𝘰𝘯 𝘢𝘯𝘦̈𝘵𝘢𝘳𝘦̈𝘵 𝘥𝘩𝘦 𝘱𝘢𝘳𝘵𝘯𝘦𝘳𝘦̈𝘵 𝘱𝘦̈𝘳 𝘮𝘣𝘦̈𝘴𝘩𝘵𝘦𝘵𝘫𝘦𝘯 𝘦 𝘵𝘺𝘳𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘷𝘢𝘻𝘩𝘥𝘶𝘦𝘴𝘩𝘮𝘦.
𝘎𝘦̈𝘻𝘶𝘢𝘳 𝘚𝘦𝘻𝘰𝘯𝘪𝘯 𝘦 𝘍𝘦𝘴𝘵𝘢𝘷𝘦 𝘵𝘦̈ 𝘍𝘶𝘯𝘥𝘷𝘪𝘵𝘪𝘵!