Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga Samiti BE-Ballkani Perëndimor i zhvilluar ditën e djeshme në Bruksel.
Rama pubikoi foto krah Ursula von der Leyen, si edhe krerëve të shteteve të Evropës.
Kreu i qeverisë u shpreh se plani i përbashkët me Komisionin Europian për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 u mbështet fuqimisht.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e një dite afrimi të mëtejshëm me Europën, ku u mbështet fuqimisht plani ynë i përbashkët me Komisionin Europian, për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.