Këtë të premte në emisionin “People” të Flori Gjinit në Euronews Albania foli në një lidhje Skype shkrimtarja Flutura Açka. Ndër të tjera ajo tregoi për një ndodhi rreth viteve 1987-1988 kur po udhëtonte me tren dhe pranë saj në të njetin vagon ishte dhe këngëtarja Parashqevi Simaku.
Shkrimtarja tregon se u neverit nga një zotëri që po fliste me Parashqevinë i cili sipas saj duket që po flirtonte me një vajzë të pafajshme dhe që akoma nuk kishte mbushur 20 vjeçe duke e cilësuar këtë si një moment sarkastik dhe të shëmtuar.
“Ka qenë një udhëtim, ka mundësi të këtë ndodhur rreth viteve 1987-1988 ose 1986 domethënë ne nuk kishim mbushur akoma 20 vjeçe dhe ishte një nga këto trenat e mërzitshëm nga Tirana në Elbasan, studente më duheshein 4-5 orë të mbërrija në shtëpi, ka qenë një gjë e tmerrshme për ta treguar. Në atë tren në një moment të caktuar pashë Parashqevinë që ishte varur te dritarja, një vajzë e re, simpatike, tërheqëse, kishte filluar atë veshtullinë e yllit dhe ishte bërë goxha e pranueshme dhe duartrokitur në publik. Ndërkohë aty ishte një zotëri që zbriti në Durrës me sa mbaj mend, kuptohet që isha e pakujdesshme për ti vënë re të gjitha gjërat por ishe një moment sarkastik dhe i shëmtuar i cili tregon të tërën që dua të them. Ata po flisnin për provimet dhe diçka të kësaj natyre dhe folën dhe për marksizmin dhe rastësisht Paraqevia përmendi ligjin e famshëm të shfrytëzimit të njeriut nga njeriu, kështu ka qenë ligji që kemi mësuar ne në marksizëm. Ky zotëria ky rehaluci, rehaluci që po e kapte tani në gabim, në faj, këtë vajzë, dhe flirtonte edhe i thotë jo Parashqevi e ke gabim, është ligji i njeriut mbi njeriun. Të tilla gjëra domethenë unë kam qene shumë e re, pa mendoni se çfarë ndodhte me këto vajza dhe që nga ai moment kam pasur një neveri ndaj kësaj kaste që i rrethonte, që i përgjonte, jo vetëm këto por dhe të persekutuarat, të përndjekurat që janë persekutuar në të njetën formë”, tha shkrimtarja Flutura Açka.