Artistja vlonjate, Xhuljeta Ferraj ka shprehur revoltën e saj për mënyrën se si është trajtuar këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila së fundmi është rikthyer në qendër të vëmendjes pas videos së bërë virale ku dukej në një gjendje të mjerueshme në rrugët e Neë Yorkut.
Ferraj e cilëson gjithë situatën si një “skenar për përfitime, famë dhe klikime” dhe shprehet se imazhi i këngëtares është degraduar në mënyrë të padrejtë.
Sipas artistes, Parashqevi Simaku ka nevojë për ndihmë profesionale, veçanërisht për kujdes psikologjik, dhe me kalimin e kohës mund të shërohet nga trauma që ka përjetuar.
E zhgënjyer nga mentaliteti shqiptar, Ferraj tregon përvojën e saj si emigrante prej 26 vitesh. Ajo shprehet:
“Kam punuar me çdo lloj kombi, me zvicerianë, me gjermanë, me shqiptarë, por të them të drejtën, shqiptari të afrohet vetëm kur ka interes.
Nëse të shikon në rrugë, aty të lë dhe të shtyp mirë mbi plagë, që të të dhembë akoma më shumë. Shqiptari të do vetëm kur ke karrierë, kur ke famë, kur mund të përfitojë nga ty”, shprehet ajo.
Sipas artistes, në rastin e Parashqevi Simakut nuk ka vend për keqardhje të vërtetë, por vetëm për përfitime.