Edmond Perbasha, 44 vjecari nga Mirdita që drejtonte nga burgu një grup kriminal në Greqi, kishte planifikuar të sulmonte drejtorin e burgut të Janinës.
Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja nga dosja, mes të cilave edhe një bisedë të përgjuar ku flitet për Drejtorin e burgut të Janinës, ku 44-vjeçari vuante dënimin para se të transferohej në Diavata.
“Do dërgoj disa çuna nga Shqipëria, do t’i çoni diku që do t’ju them, t’i … shtëpinë e tij. Çfarë ka e nuk ka, në mal të gjithë. Do ta shkatërroj si familje. Do vijnë nga komando nga Shqipëria, mos u shqetësoni. A duan të dinë se kush është P…? Ua tregoj unë”
Në total për këtë grup janë arrestuar 26 persona, përfshirë drejtuesin e grupit dhe nipin e tij. Të gjithë janë shtetas shqiptarë e grekë.
Shqiptarët janë:
Edmond Perbasha, 44 vjeç nga Mirdita
Klajvert Perbasha, 20 vjeç nga Mirdita
Mario Kojku, 20 vjeç nga Lushnja
Denhendri Kasemi, 22 vjeç
Amarildo Hajderasi, 27 vjeç
Ilia Shahini, 22 vjeç
Evgjenia Lumani, 23 vjeç
R.Plaku, 16 vjeç
Për të arritur qëllimet e tyre, organizata kriminale vepronte në dy nëngrupe, me strukturë dhe veprim të veçantë. Nëngrupi i parë përbënte “bërthamën e fortë” të organizatës, duke ndërmarrë si trafikun e lëndëve narkotike ashtu edhe kryerjen e krimeve të rënda që rezultonin në rrezik të konsiderueshëm për jetën e njerëzve dhe shkaktuan dëme të rënda materiale. Në nëngrupin e dytë, anëtarët e tij ishin më të ulët në hierarki dhe ishin aktivë ekskluzivisht dhe çdo ditë në shpërndarjen e lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Athinës Juglindore, konkretisht në Glyfada, Argyroupoli, Elliniko, Voula, Vouliagmeni, Vari, Alimo, Ilioupoli, Koropi, Lagonisi dhe Humnera.
Janë zbardhur disa ngjarje kriminale si sulmi me zjarr në një dyqan të kujdesit shëndetësor, në nëntor 2023 në Marusi, vendosje eksplozivi në qershor 2024 në hyrje të një pallati në Peristeri, rrëmbimi dhe shkaktimi i lëndimit trupor të një personi, në gusht 2024, për borxhin e tij monetar, kërcënime ndaj oficerëve të burgjeve, në gusht 2024, vendosja e eksplozivit në gusht 2024, në një dyqan me interes shëndetësor në Argyroupoli dhe tentativa e vrasjes me armë zjarri dhe thikë ndaj dy personave, në tetor 2024 në Nea Smyrni.