Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) pjesë e OSHEE Group fton klientët në tensionin 10kV, t’i drejtohen zyrave qendrore të FTL ose në çdo qendër të kujdesit ndaj klientit të OSHEE-së për lidhjen e kontratave të furnizimit me energji elektrike me afat të pacaktuar dhe çmim furnizimi të pandryshueshëm me 18.34 lekë/kWh pa TVSH, për të gjithë vitin 2025.
FTL mbulon sot 95% të furnizimit për klientët në tensionet 35 dhe 20kV, me çmime fikse e pa ndryshime nga luhatjet e bursës, si dhe furnizim të garantuar për gjithë vitin. Energjia jonë prodhohet në vend dhe është 100% e pastër.
Me 50 specialistë dhe 100 zyra shërbimi, FTL siguron cilësi të lartë dhe shërbim të shpejtë.