BallinaKryesoreA do hiqet "non grata" e Sali Berishës nga Administrata e re...

A do hiqet “non grata” e Sali Berishës nga Administrata e re e Donald Trump? – Zyrtari i lartë i DASH flet për Zërin e Amerikës: Do të fokusohemi tek ndihma ndaj SPAK dhe…

spot_img
spot_img

Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof, në intervistën për Zërin e Amerikës foli ndër të tjera edhe për kryetarin e PD-së Sali Berisha, i cili u shpall nga SHBA në vitin 2021 non grata.

Në vitin 2021 kur Berisha u shpall non grata ishte deputet. Tani më ai është kryetari zyrtar i PD-së.

Lidhur me këtë ndryshim të statusit të Berishës si edhe me ndryshimin e administratës në SHBA, zyrtari i lartë i DASH u pyet nëse Berishës do t’i hiqet masa non grata.

Teksa theksoi se nuk flet për persona të përcaktuar dhe hollësitë e rasteve të tilla, zyrtari i lartë i DASH theksoi se fokusi i SHBA do të mbetet te mbështetja ndaj SPAK, duke mos dhënë në këtë mënyrë asnjë përgjigje konkrete për “fatin” e Berishës.

Kasanof  tha se nuk mund të flasë në emër të administratës që vjen në SHBA.

Por ai ritheksoi se administrata aktuale e SHBA do të vazhdojë të fokusohet te reformat dhe  tek ndihma që institucionet si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre.

Pjesë nga intervista

Zëri i Amerikës: Zoti Kasanof, ish-presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u përcaktua nga Departamenti i Shtetit në vitin 2021 për korrupsion madhor. Në atë kohë ai ishte vetëm deputet, ndërsa tani është kryetar i partisë kryesore opozitare. A mund ta ndryshojë kjo marrëdhënien mes Uashingtonit dhe zotit Berisha?

Alexander Kasanof: Dëgjo, Armand, normalisht nuk flas për personat e përcaktuar dhe hollësitë e atyre rasteve. Ajo që do të doja të ritheksoja këtu është se Shtetet e Bashkuara i shohin përcaktimet si mjet i rëndësishëm për të ndihmuar reformat e sistemit të drejtësisë dhe ndjekjen e çështjeve anti-korrupsion dhe të krimit të organizuar. Këto mjete janë ndërtuar për të ndihmuar agjencitë vendase në terren, sidomos agjenci si SPAK-u, që të arrijnë misionin e tyre, por janë ndërtuar edhe për të ndihmuar përmirësimin e sundimit të ligjit dhe të reformave në vazhdim në sistemin e drejtësisë. Kjo është ajo që theksojmë. Dhe këtu do të mbetet theksi ynë dhe fokusi ynë i vazhduar.

Zëri i Amerikës: Megjithatë ka një pritshmëri të lartë në gjirin e opozitës, se administrata e re e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, mund të ketë një qasje të re ndaj zoti Berisha. Dhe ka zëra të opozitës që presin që përcaktimi “non grata” të mund të anullohet. A ekziston një mundësi e tillë?

Alexander Kasanof: Nuk mund të flas në emër të administratës që vjen. Do të ishte e pavend. Por, mund të ritheksoj për ju që në administratën e tanishme, ne do të vazhdojmë të fokusohemi tek këto reforma dhe të fokusohemi tek ndihma që institucione si SPAK-u të përmbushin misionin e tyre.

Zëri i Amerikës: Shqipëria do të mbajë zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm. Disa nga shqetësimet kryesore në të kaluarën kanë qenë blerja e votave, shpërdorimi i fondeve shtetërore nga partia në pushtet dhe ndikimi i krimit të organizuar në këtë proces. A ndani dhe ju të njëjtat shqetësime dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Alexander Kasanof: Pritshmëritë tona janë njësoj si për cilindo vend që zhvillon zgjedhje, që presim të shohim zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe që do të respektohet vullneti i popullit. Po ashtu, shpresojmë fort që do të shohim kandidatë që janë tërësisht të panjollosur nga korrupsioni apo nga lidhje me krimin e organizuar. Mendojmë se do të ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular