BallinaPolitikeBerisha rikthehet për herë të tretë? Bamir Topi: Ka haluçinacione... Ata që...

Berisha rikthehet për herë të tretë? Bamir Topi: Ka haluçinacione… Ata që e rrethojnë duan vetëm të mbeten deputetë

spot_img
spot_img

Bamir Topi ka dhënë një intervistë për Ylli Rakipin në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku ndër të tjera foli edhe për opozitën dhe ç’do të thotë për Partinë Demokratike një humbje e mundshme në zgjedhje. 

Topi tha se Berisha ka haluçinacione, kur deklaron se do të rikthehet për herë të tretë, ndërsa për njerëzit që e rrethojnë, deklaroi se kanë vetëm interes që ai t’i fusë në listë dhe të mbeten deputetë. 

“Shansi është gjithmonë relativ, varet cfarë partitë politike pretendojnë të arrijnë. Ajo lloj retorike, arkaike, që u premtohet njerëzve që do vijnë në pushtet, ky është një iluzion absolutisht i rremë. Po të ishte thjesht kaq, do ta kishim pranuar, por mendoj se zoti Berisha ka një eksperiencë të jashtëzakonshme politike.

Më mirë se kushdo tjetër, ai e di që në kushtet në të cilat ndodhet opozita, kur kjo opozitë vetëm fragmentarizohet, madje një pjesë e tyre kanë dalë rishtazi nga rradhët e PD, mendoj se është një opozitë në krizë. Në këto kushte, problemi është kush do ta marrë juridikisht kontrollin e opozitës. Kjo është arsyeja pse kanë dalë shumë rryma në opozitë dhe të gjitha këto eleminohen në zgjedhje, më shumë sesa nga mazhoranca, nga ai që konsiderohet sot kreu i opozitës.

Nuk dua të bëhem cinik, dy janë mundësitë. E para, ai është koshient për atë që thotë dhe qëllimi është për të tërhequr sa më shumë. Sepse arritja e disa numrave, prapë është relative në Parlament. Në atë gjendje është PD. Numrat janë mbyllur me listat e mbyllura. Elementi i dytë, nëse ekziston, faza haluçinante, për rikthim të tretë. Një njeri i dashuruar me misionin e tij politik, shpeshherë…

Ju e dini historinë e mirazheve për karvanet që ecnin në Sahara, nga drama psikologjike nga mungesa e ujit, krijohej mirazh sikur pas 200 metrave ka oaz. Kjo futet në fazën e haluçinacioneve, të thuash sot në këtë situatë që kthehem për herë të tretë, është më shumë sesa retorikë politike, është e përzierë me haluçinacion.

Këta të tjerët, nuk kanë haluçinacione por shfrytëzojnë një moment që arritja më e madhe e tyre, është të mbesin në Parlament.  

Mënyra si është ndërtuar ligji, duket që Rama dhe Berisha kanë ndërtuar një ligj për të ruajtur një lloj status quo. PD më poshte se kaq nuk ka ku shkon, pra i garantohet një minimum vendesh në Parlament, për të bërë opozitën fasadë. Ajo që dëmtohet më shumë është tendenca e çdo individi, partive të reja, partive tradicionale, që notojnë në ujra të turbullta, nuk kanë vizion, nuk shohin. Të gjithë mendojnë, a do të kërkojë Berisha të jenë në listë…

Deri këtu ka ardhur puna. Çfarë shprese mund të kesh më nga individë të tillë, duke kërkuar te jenë në listë për të mbijetuar. Është një lojë që ka filluar dhe është e destinuar të përfundojë keq”, tha Topi. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular