BallinaAktualitetBritania e Madhe uron SPAK për 5 vjetorin: Jemi krenarë që ju...

Britania e Madhe uron SPAK për 5 vjetorin: Jemi krenarë që ju mbështesim, ju jeni shembull

spot_img
spot_img

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë uron Prokurorinë e Posaçme në këtë 5 vjetor. Selia diplomatikt thotë se është krenare që mbështet punën e prokurorëve të SPAK të cilët po bëjnë drejtësi në Shqipëri, duke forcuar shtetin ligjor.

“Përkushtimi i SPAK-ut ndaj ekselencës profesionale dhe zhvillimit institucional është një shembull i rëndësishëm. Me padurim presim të vazhdojmë këtë partneritet të ngushtë për të promovuar transparencën dhe qeverisjen e mirë”, thotë reagimi.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë thekson se si partnerë për progres, bashkë me SPAK punojnë për një të ardhme më të begatë.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sot 5 vjetorin e themelimit. Në këtë ditë të rëndësishme është organizuar dhe një aktivitet ku të pranishëm kanë qenë përfaqësues të agjencive dhe diplomacive të huaja, ndërsa kreu Altin Dumani ka mbajtur një fjalim.

Gjatë fjalës së tij, Dumani u shpreh se pesë vite më parë, shoqëria shqiptare vendosi që të hedhë me besim hapin vendimtar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke sjellë kështu ndëshkueshmërinë për të gjithë, pavarësisht pozicionit apo funksioneve që ata kanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular