Në emisionin “Të Paekspozuarit” kanë qenë të ftuar kryetarët e disa partive të reja. Gjatë bisedës, ka patur një sherr të fortë mes Arlind Qorit dhe Agron Shehajt, për oligarkët, sindikatat dhe biznesin.
Qori thotë se Shehaj shfrytëzon punëtorët për tu pasuruar dhe se ata nuk kanë guxim të organizohen në sindikata. Ndërsa Shehaj deklaroi se kryetari i Lëvizja Bashkë ka mentalitet komunist, ndërsa deklaroi se nuk i ndalon punonjësit të marrin pjesë në sindikata.
Agron Shehaj: Nëse do një metër i nderuar, shiko çfarë ke bërë ti dhe çfarë kam bërë unë.
Arlind Qori: Cfarë ke bërë ti? Unë kam 20 vite që punoj si pedagog. Kam 14 vjet që solidarizohem me njerëzit në nevojë. Zotërote ke vënë pasuri duke shfrytëzuar punëtorët.
Agron Shehaj: Fakte zero! Mentalitet komunist.
Arlind Qori: Kur u jep punëtorëve pagë minimale, është shfrytëzim.
Agron Shehaj: I ke parë rrogat e mia ti?
Arlind Qori: Mi thuaj ti… Sa është paga minimale dhe mesatare?
Agron Shehaj: Fakte zero. Kur nuk keni argumenta filloni dhe shpifni.
Arlind Qori: Sa paguhen punëtorët e tu? Pse nuk kanë sindikatë punëtorët e tu? Sepse pronari i tyre, i gjëmon nga puna. Nëse do të guxonin të organizoheshin në një sindikatë, ti do ti kishte përzënë nga puna. Sindikata është në interesin e punëtorëve, fakti që nuk ka sindikatë do të thotë se ka një kërcënim, në çdo vend të përparuar ka sindikata. Si ka mundësi që në Shqipëri nuk ka sindikata?
Agron Shehaj: Pse i ndaloj unë? Andi më fal, te “Lapsi” ka sindikata? I bie që nuk i lë ti?
Arlind Qori: Sa punëtorë ke te “Lapsi”?
Andi Bushati: Dhjetë vetë.
Arlind Qori: Sa punëtorë ke zotërote? Se me dhjetë veta nuk bëhet sindikatë se nuk ta lejon ligji, duhen 20 të paktën. Ti nuk e di. Ti nuk lexon se ke alergji librat dhe letrat, sa punëtorë ke në bizneset e tua?
Agron Shehaj: Edhe unë që kam bërë vetëm një universitet e di që nuk ka lidhje numri dhe e drejta e një të punësuari për të bërë pjesë në një sindikatë, nuk varet nga sa të punësuar ka.
Arlind Qori: Kodi i Punës në Shqipëri, që ti nuk e di fare, kërkon të kesh të paktën 20 punëtorë, për të patur sindikatë. Po të pyes, sa punëtorë ke zotërote dhe vetëm kaq më thuaj. Nuk është sekret biznesi ky.
Agron Shehaj: Për sindikatat dikam më shumë unë se ty.
Arlind Qori: Kodi i Punës kërkon të kesh minimalisht 20 punëtorë për të patur një sindikatë. Në bizneset e tua zotëri, sa punëtorë punojnë? Është sekret? Do ti futësh punëtorët poshtë qilimit?
Agron Shehaj: Jam krenar. Nuk e di sa janë këto. Në pothuajse 20 vite punë, kam punësuar 50 mijë vetë. Po flas me fakte. Nuk jam një populist, që them më dërgo makinën se nuk kam makinë me çfarë të vij në emision. Kur nuk je në gjendje të gjesh mjet për të ardhur në një emision, do zgjidhësh problemet e shqiptarëve ti? Broçkullat e tua. Populizma idiote. Merr paguaj aty, hajde me taksi, hajde me diçka se le nam.
Arlind Qori: Pikërisht kështu zgjidhen çështjet e shqiptarëve. Mos e humb qetësinë dhe toruan. Jep përjigje sa punëtorë ke.
Agron Shehaj: Andi, aty te “Lapsi” ka njeri që është në sindikatë?
Andi Bushati: Lapsi është si kooperativë, aty pak a shumë ndihen të gjithë pronarë, nuk ka ndonjë gjë për të ndarë.
Arlind Qori: Do thuash edhe biznesi im është kooperativë…
Agron Shehaj: Ti nuk e ke idenë se çfarë është biznesi. Ti mendon se kapitalizmi është problemi dhe sipërmarrësit janë problemi. Ti ke bërë para thua dhe ke shfrytëzuar njerëz.
Arlind Qori: Nëse pronari kërcënon punëtorët për tu organizuar në sindikata, është duke shkelur ligjin.
Agron Shehaj: Ku e ke dëgjuar këtë?
Arlind Qori: Dua të di sa punëtorë ke dhe nga numri i punëtorëve do kuptoj se sa e mundshme është organizimi i një sindikate. Ka libra për këtë punë, gjëra që ti i urren, librat. Ke alergji, nuk e di pse. Ka libra dhe studime që tregojnë raportin midis numrit të punëtorëve dhe organizimit sindikal.
Agron Shehaj: Je i çuditshëm.
Arlind Qori: Për ty po se nuk kuptohemi, ti je në anën e atyre që shtrydhin punëtorët si leckë, unë jam në anën e atyre që ju thotë punëtorëve që organizohuni për paga më të larta, për kushte pune më të mira, që të kenë katër javë pushim dhe jo një. Të keni pushim edhe të shtunën dhe të dielën. Nëse punoni mbi orarin e punës, do paguheni më shumë. Kjo është politikë, të merresh me të drejtat dhe interesat e njerëzve dhe ti përfaqësosh ato. Nuk është shtrydhe peshqirin shtrydhe derisa të bjerë pika e fundit.
Agron Shehaj: Kush tha se e bëj unë këtë?
Arlind Qori: Po të pyes për numrin e punëtorëve.
Agron Shehaj: Nuk i mbaj mend, sa do ti, një mijë? Ja po ta them një mijë. Na thuaj teorinë tënde.
Arlind Qori: Në çdo vend të botës, do të kishte të paktën një sindikatë. Jo në vendin ku të drejtat e punëtorëve janë shkelur me të dyja këmbët.
Agron Shehaj: Ku e ke dëgjuar ti këtë?
Arlind Qori: Hap librat zotëri, do të bëj unë një listë me libra, që kur të kesh kohë të lirë, të ndiçohesh një cik dhe të kuptosh, prej studimeve, prej shkencës shoqërore, politika nuk është kështu, themi vulgaritete, gjëra që ju tingëllojnë njerëzve mirë dhe kaq. Politika do studim, se fole për alternativë, alternativa do studim.
Agron Shehaj: Nuk është normale, ky është një debat kalamajsh.
Ylli Rakipi: Se ti flet dhe me racizëm, i thua tjetrit pse nuk është biznesmen, e shikon me racizëm kur njeriu nuk është biznesmen.
Agron Shehaj: Ai thotë ku ke mbaruar universitetin. E kam mbaruar në Firenze. Cfarë, ti di më shumë? Ke mësuar më shumë në Tiranë ti? Pse sa vite kë bërë ti?
Agron Shehaj: Po jemi injorantë ne…
Arlind Qori: E tregove se çfarë je.
Agron Shehaj: Unë e tregoj çdo ditë cfarë jam. Ti je thjesht një populist komunist.
Arlind Qori: Ti nuk di as domethënien e fjalës populist. Po të të pyes unë çfarë do të thotë populist ti rri si buf pastaj. Ku e di ti çfarë është populisti? Hë çfarë është populisti?
Agron Shehaj: Buf je ti, je një njeri që shumë mirë mund të vije në një emision televiziv, me mjetet e veta por thua po vij me autobus, që të thuhet pastaj…një populist i rëndomtë.
Arlind Qori: Lexo vëlla prandaj them… Jo vetëm për të bërë para, lexo ndonjë gjë dreqi ta hajë.
Agron Shehaj: Jeni të rëndomtë dreqi ta marri, dil pak jashtë se është ndryshe jashtë. Është ndryshe perëndimi, ti ke mbetur në 44’. Kanë ndryshuar gjëra. Nuk flet njeri për sindikata në perëndim, ti ke mbetur këtu.