BallinaKronikeFamiljarët nuk po lidheshin dot, policia gjen pa jetë dy kushurinjtë në...

Familjarët nuk po lidheshin dot, policia gjen pa jetë dy kushurinjtë në Kamëz! Detaje nga ngjarja e rëndë

spot_img
spot_img

Dy persona janë  gjetur të pajetë brenda në banesë, pasi dyshohet se kanë humbur jetën nga asfiksia. Kushurinjtë Altin Maksuti dhe Vladimir Bengu janë gjetur pa jetë në një banesë në Kamëz nga ana e policicë.

Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj, bëjnë me dije se  Altin Maksuti jetonte në Greqi, por ditët e fundit është kthyer në Shqipëri për të bërë disa punime në banesën e tij.

Sëbashku me kushëririn e tij Vladimir Bengu kanë qënë në gjumë, ndërsa ngrohtësia me gaz ka patur rrjedhje çka ka bërë që të dy të humbin jetën.

Kanë qënë familjarët të cilët kanë njoftuar policinë duke thënë se nuk lidhen dot. Pasi policia ka shpërthyer derën i ka gjetur të dy të vdekur.

Njoftimi i policisë:

Më datë 19.12.2024, rreth orës 17:20, në rrugën “Marije Kraja”, dyshohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit, pronari i banesës, shtetasi A.M, rreth 47 vjeç dhe një afërm i tij i largët shtetasi V.B, rreth 56 vjeç, të cilët kanë humbur jetën sipas konfirmimit të stafit mjekësor.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular