Kristjan Asllani ka qenë protagonist absolut në kualifikimin e Interit në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Mesfushori shqiptar shënoi golin e rezultatit 2-0 për ekipin e tij ndaj Udinezes me një goditje spektakolare në ekzekutimin e një goditje nga këndi, duke çuar sferën direkt në rrjetë.
Por përtej golit, Asllani ishte thuajse perfekt edhe në pasimet e tij, duke gabuar vetëm 3 të tillë në 48 të tentuar në 63 minutat që qëndroi në fushë.
Falë statistikave të regjistruara në këtë ndeshje, ”SOFASCORE” ka vlerësuar me notën 7,6 mesfushorin shqiptar, i cili ishte ndër më të mirët në fushën e lojës.