Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ishte sot në shkollën 9-vjeçare “Servete Maçi” në kryeqytet, nga ku ka nisur zbatimin Programi më i ri Kombëtar për depistimin e skoliozës tek fëmijët.
Ministrja Koçiu bëri të ditur se do të jenë 240 mësues të edukimit fizik të cilët do të trajnohen për jetësimin e këtij programi të ri të MSHMS-së. ”Së bashku me Save the children jemi duke punuar për të sjellë në jetë Programin Kombëtar të depistimit të skoliozës. Janë 240 mësues të edukimit fizik të cilët do të marrin trajnim lidhur me praktikën e depistimit. Sigurisht sistemi shëndetësor pastaj vijon dhe trajton gjithë elemenëtt e tij, por ju jeni ajo shtylla e parë e cila evidenton këtë lloj problematike me fëmijët tanë dhe unë e jam e sugurt do ta bëni këtë punë mësë miri ”, theksoi Koçiu.
Ministrja bëri të ditur se nga ky program do të përfitojnë të gjithë fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç të cilët do t’i nënshtrohen një testi vjetor për depistimin e skoliozës, dhe rezultatet do të dokumentohen në kartelën e tyre shëndetësore.
”Janë pothuajse 240 mijë fëmijë të shkollave 9-vjeçare që do të përfitojnë nga programi kombëtar i depistimit të skoliozës, pra që do të ketë vlerësime periodike vjetore lidhur me këtë problematikë”, ka deklaruar Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.
Programi Kombëtar për depistimin e skoliozës është pjesë e projektit “Shkolla për Shëndetin” në bashkëpunim me organizatën “Save the Children” ku fëmijët në shkollat 9-vjeçare në të gjithë vendin do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse për identifikimin sa më të hershëm dhe parandalimin e pasojave që sjell kjo patologji.
Gjithashtu, MSHMS ka fuqizuar edhe dy Programe të tjera Kombëtare që mbështesin shëndetin dhe mirërritjen e fëmijëve të moshës 6 deri në 14 vjeç, me zbatimin e një sërë procedurave depistuese falas për kujdesin dentar dhe të shikimit