BallinaRajoniKosova vuan prej emigracionit masiv, në 13 vite ka humbur 12% të...

Kosova vuan prej emigracionit masiv, në 13 vite ka humbur 12% të popullsisë

spot_img
spot_img

Kosova vuan prej emigracionit masiv, gjë që e konfirmoi aktualisht bazuar në censusin e fundit Enti i Statisitkave të Kosovës. Rreth 800.000 kosovarë jetojnë e punojnë aktualisht në vendet e BE-së.

Në vitin 2011 në Kosovë jetonin 1,8 milionë njerëz, sikurse njoftoi Enti i Statistikave të Kosovës (19.12.2024). Sipas këtyre të dhënave shqiptarët përbëjnë 90 përqind të popullsisë, serbët mbi tre përqind.

Të dhënat lidhur me popullsinë serbe, sipas Entit të Statistikave të Kosovës bazohen në vlerësime, sepse shumë prej pjesëtarëve të minoritetit serb e kanë bojkotuar censusin.

Censusi në Ballkan çështje delikate

Kosova vuan prej emigracionit masiv prej nga njerëzit largohen drejt vendeve të tjera në kërkim të punës. Sipas vlerësimeve zyrtare rreth 800.000 kosovarë jetojnë dhe punojnë në vendet e BE-së – gati gjysma e tyre në Gjermani.

Në përgjithësi censusi në shumë vende të Ballkanit është një çështje delikate: Rënia e natalitetit, emigracioni masiv dhe tensionet etnike e vështirësojnë hulumtimin e saktë të numrit të popullsisë./DW

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular