Edicioni i katërt i “Big Brother VIP Albania”, do të provojë për herë të parë të bëjë bashkë në një shtëpi personazhe të famshëm dhe ata jopublikë.
Moderatori i “Grante Fratelo”, Alfonso Signorini, e konsideron një formulë të bukur dhe interesante.
“Le të themi se po funksionon mirë kjo formulë hibride, duke përzier VIP-at me njerëzit e thjeshtë. Mendoj se publiku është interesuar gjithmonë, për kureshtje, me idenë për të parë VIP-at në përditshmërinë e tyre. Problemi tjetër është të gjesh VIP-in që pranon ta përjetojë këtë përvojë. ‘Big Brother’ ka ndryshuar me kalimin e viteve. Zakonisht ‘Big Brother-in’ e fiton një njeri normal. Kjo sepse procesi i identifikimit të spektatorit me personin e thjeshtë është i menjëhershëm. Por ne si autorë, kemi gjithsesi nevojë për VIP-in, sepse VIP-i është makineri lufte, VIP-i e di si si punohet, di si menaxhohet telekamera, di të krijojë dinamikë. Ndërsa personi që nuk është mësuar me telekamerat, ndihet si i humbur. Pra, është një alkimi e çuditshme, ku secila pjesë jep një kontribut thelbësor”, u shpreh ai në një dokumentar special në Top Channel.