Një tjetër qendër masazhi në Tiranë duket se përdorej për ushtrimin e paligjshëm të prostitucionit.
Policia ka zbërthyer sot aktivitetin e paligjshëm në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet, duke vendosur në pranga një 19-vjeçar. Mësohet se i riu ishte administratori i qendrës ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit.
Po ashtu u referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi dyshohet se ushtronin prostitucion. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin A.L, 19 vjeç, si dhe referuan materialet për dy shtetase 24 e 19 vjeçe, pasi në rrugën ‘Sami Frashëri’, dyshohet se qendra e masazhit në administrim të shtetasit A.L, përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit.”, njofton policia.