Radhë në pikën kufitare të Kakavijës, 700 qytetarë presin dy orë për të kaluar

0
53

Në Kakavijë radha e mjeteve në hyrje për në Shqipëri është rreth 1 km. Të paktën 8000 qytetarë shqiptarë kanë hyrë vetëm sot prej Kakavijës dhe sipas autoriteteve dyndja e njëkohshme e ka shkaktuar radhën. Koha e pritjes në radhë aktualisht është rreth 2 orë ndërsa pala greke po punon me 2 sportele në hyrje në Greqi dhe 3 në dalje.

Situata të ngjashme krijohen në mënyrë periodike në vigjilje të festave të fundvitit dhe pashkëve ndërsa fluksi pritet të vijojë me ritme të larta në hyrje për në Shqipëri deri në fund të dhjetorit.

Gjatë javës së fundit numri i qytetarëve që kanë hyrë në Shqipëri është rreth 18 mijë vetë ndërsa përgjatë festave priten edhe rreth 30 mijë të tjerë. Fluksi në dalje është gjithashtu i rëndësishëm me rreth 10 mijë persona të larguar përgjatë javës së fundit drejt Greqisë.

Aktualisht rreth 700 qytetarë janë duke pritur për përpunimin e dokumenteve në anën greke të kufirit.