Në debatin televiziv në “Of the Record” me Andrea Dangllin u diskutua dhe për 5 vjetorin e krijimit të SPAK dhe a i ka përmbushur Struktura e Posaçme pritshmëritë e publikut.
Për pedagogun Zylyftar Bregu, puna e deritanishme e SPAK është e lavdërueshme pasi ka hetuar në të gjitha nivelet, por për të duhet pritur vendimi që do të japë gjykata për shumë çështje.
“SPAK ka përmirësuar nivelin e besueshmërisë. Ka hetuar në të gjitha nivelet e pushtetit, ish-president, ish-kryeministër, ish-zv.kryeministër. Tani do të shohim sa dënime do të marrin nga gjykata. Për mua i ka përmbushur pritshmëritë si një strukturë e posacme”, tha Bregu.
Edhe për drejtuesin e policisë, Shemsi Prençi, SPAK është institucioni i vetëm që po tremb politikën majtas dhe djathtas.
“Kam pasur fatin kur 8 prokurorët e parë bën betimin dhe në atë kohë shumë pak mendonin se një strukturë e tillë do të bënte namin. SPAK është në punë dhe politika është në hall. Shqipëria ka një strukturë para së cilës i dridhen këmbët kujtdo që ka ngrënë djersën e popullit. Një ish-ministër i partisë në pushtet iu konfiskuan 12 pasuri dhe kjo është një arritje dhe shpresojmë që SPAK të ngrejë stekën dhe më shumë”, tha Prençi në “Off the Record”.