Elon Musk bën njoftimin: Pas Shqipërisë, Starlink tashmë është edhe në Kosovë

0
57

Multimiliarderi Elon Musk ka deklaruar se tashmë kompania e tij “Starlink” do të ofrojë shërbimin e saj edhe në Kosovë. Ai e bëri të ditur këtë fakt përmes një postimi në rrjetin social X (Twitter).

“Interneti me shpejtësi të lartë dhe me vonesë të ulët i Starlink tani është i disponueshëm në Kosovë!’’, ka shkruar Musk në platformën X.

Në këtë mënyrë, edhe Kosova do të ketë mundësinë që të ketë akses në internetin me shpejtësinë më të lartë që ofrohet për momentin në botë.

Starlink përdor orbitën për të ofruar përmes satelitëve, internet që është në gjendje jo vetëm të mundësojë shpejtësi më të lartë por edhe akses në zonat ku ka vështirësi për sigurimin e këtij shërbimi.

Kujtojmë se interneti i kompanisë Starlink u vendos në Shqipëri në prill të këtij viti.