Pritja e fundvitit me gazetarët në Ministrinë e Drejtësisë
Dje morëm pak kohë nga rutina e përditshme për të uruar njëri-tjetrin për festat e fundvitit. Pa punën e tyre të palodhur, puna jonë do të ishte pa zë dhe larg syve të njerëzve të zakonshëm. Kritikat e tyre me vend na bëjnë më të përgjegjshëm dhe, falë tyre, shpeshherë janë gjetur zgjidhje për probleme me ndikim të madh në jetën e qytetarëve.
Misionet tona mund të jenë të ndryshme, por na bashkon një qëllim i përbashkët: mbrojtja e interesit publik dhe ofrimi i shërbimeve me cilësi për qytetarët.
Gëzuar festat dhe një vit të ri të suksesshëm për të gjithë!
#Transparencë#Bashkëpunim#InteresiPublik #2025