Qeveria e Kosovës ndan 100 euro për pensionistët dhe fëmijët deri në 16 vjeç

0
8

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin që të ndajë nga 100 euro për pensionistët dhe për të gjithë fëmijët nën 16 vjeç në muajin dhjetor. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur një konferencë për media bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati.

Në konferencën për media, Kurti njoftoi se Qeveria ka ndarë nga 100 euro për fëmijët deri në 16 vjeç. Gjithashtu Kurti ka thënë se këtë muaj edhe pensionistët do të përfitojnë nga 100 euro, përveç pensionit të rregullt.

“Të gjithë ju që jeni të moshës nga 0 deri në 16 vjec dhe që jeni pranues të shtesave mujore për fëmijë do t’i përfitoni edhe sivjet nga 100 euro secili. Sikurse tashmë e kemi bërë traditë po ndahet mbështetetje shtesë të njëhershme nga 100 euro për të gjithë pensionamrrësit”, theksoi kreu i Qeverisë.

“Kjo nuk është vetëm dhuratë e fundvitit, por investim në mirëqenien e të gjithë fëmijëve. Në fund të vitit po ndajmë nga 100 euro edhe pensionin e 13-të për të gjithë pensionmarrësit që kualifikohen”, shtoi Kurti.