Deklarata për media e LZHK: E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, ka zhvilluar një takim me deputetin Dashamir Shehi, njëkohësisht dhe bashkëkryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Agron Shehaj.
Gjatë takimit u bisedua mbi aktualitetin politik në Shqipëri. Në këtë kuadër, u ngritën disa shqetësime, të cilat lidhen me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Shqipëri më 11 maj 2025.
Ndër këto shqetësime, u theksua sidomos fakti që mazhoranca po përdor asetet dhe financat e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore të saj.