Këtë të diel moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e kthjellimesh. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak edhe pse do të ketë mot me diell, temperaturat do të ulen. Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina deri në 16-20m/sek.
Ndërkohë temperaturat do të pësojnë një rënie, ku më e ulëta do të jetë në Dibër -6 gradë.
Në Shkodër temperatura do të jetë -5 gradë, ndërsa në Kukës dhe Korçë -4 gradë celsius.