BallinaKronikeEMRI/E rëndë, 29-vjeçari kërcënoi se do vriste babain, ndërhyn policia 

EMRI/E rëndë, 29-vjeçari kërcënoi se do vriste babain, ndërhyn policia 

spot_img
spot_img

Parandalohet një ngjarje kriminale në familje. Kapet dhe vihet në pranga, Robert Lokthi 29-vjeçar që dëmtoi babanë e tij, me sende të forta dhe me mjet prerës.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë se një shtetas, banues në lagjen “10 Korriku”, Shkodër, po dhunonte babanë e tij dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.

Falë veprimeve të shpejta profesionale të shërbimeve të Policisë u bënë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 29 vjeç.

Ky shtetas po dhunonte dhe kishte dëmtuar me mjet prerës, babnë e tij, shtetasin N. L., 61 vjeç, si dhe e kërcënonte atë, për ta vrarë.

Si pasojë e dëmtimeve, 61-vjeçari u dërgua në spital dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, është larguar në banesë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular