Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, në një takim në Phoenix, Arizona, u përgjigj pyetjeve në lidhje me ndikimin politik të Elon Musk dhe mundësinë që ai një ditë të bëhet president i Shteteve të Bashkuara.
Trump i siguroi mbështetësit e tij se Musk nuk mund të bëhej president, duke argumentuar se ai nuk ka lindur në këtë vend.
“Ai nuk do të jetë president, mund t’ju siguroj. A e dini pse? Nuk mund të bëhet, sepse ai nuk ka lindur në këtë vend,” tha Donald Trump
Trump vazhdoi të shpjegonte se ai preferon të jetë i rrethuar nga individë të zgjuar, duke theksuar se Musk nuk ka asnjë qëllim për të kandiduar për këtë post.
Komentet e tij vinin pas kritikave të fundit nga kampi demokrat, të cilët e kanë etiketuar Elon Musk me termin “Presidenti Musk”, për të përshkruar ndikimin e madh të tij në politikën amerikane, ndërsa ai mbështet Trump-in dhe është një aleat i tij