BallinaAktualitetPërkeqësohet moti! Rikthehen reshjet intensive, autoritetet bëjnë apel për të marrë masa

Përkeqësohet moti! Rikthehen reshjet intensive, autoritetet bëjnë apel për të marrë masa

spot_img
spot_img

Rikthehen reshjet e shiut, dëborës dhe ngricave ditët në vijim.

Bazuar në raportimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak dhe IGJEO, Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u bën thirrje të gjitha strukturave vendore dhe qendrore të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve dhe të jenë në gatishmëri për të reaguar në kohë ndaj çdo situate emergjente.

Në pjesën e dytë të ditës së sotme priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet, ndërsa nesër priten reshje intensive deri shumë intensive do të përfshijnë qarqet Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës dhe Dibër, ndërsa në zonat e tjera reshjet do të jenë mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Në lartësitë mbi 400 m në Veri, Lindje dhe Juglindje reshjet do të jenë në formë dëbore, duke shkaktuar ngrica dhe vështirësi në transport.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular