Flamur Noka ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për mosbindjen civile dhe kërkesën e opozitës për qeveri teknike para zgjedhjeve.
Noka u shpreh i bindur se qeveria teknike do të arrihet dhe se simpatizantët e opozitës mund të shkojnë edhe drejt Surrelit, duke iu referuar banesës së kryeministrit Rama.
I pyetur nga Ylli Rakipi se si do të arrihet ky objektiv, pasi Rama nuk ka asnjë shans ta pranojë qeverinë teknike, Noka tha se analistët nuk arrijnë ta shohin dhe perceptojnë atë që sheh PD dhe eksponentët e saj për të ardhmen…
Biseda:
Ylli Rakipi: Ore tallesh ti? Tallesh me ne apo me veten? Të të japë Rama qeveri teknike? Kurrë në botë.
Flamur Noka: Do ti bëjmë të gjitha. Rradha tjetër mund të jetë Surreli.
Ergys Mërtiri: Mosbindje civile ka bërë Gandhi.
Flamur Noka: Ka dy rrugë për të detyruar këtë regjim bandash, mosbindje civile ose të kapim armët dhe të dalim si në Siri… Nëse më gjeni një rrugë të mesme, ju kërkoj ndjesë.
Ergys Mërtiri: Kjo është retorikë.
Flamur Noka: Ne mosbindjen civile e kemi zgjedhur si rrugë demokratike, se fatin e Assad do ta ketë Edi Rama. Me akte të mosbindjes civile, do të ketë edhe akte të tjera. Një gjë di t’ju them se Rama do të ketë fatin e Assad dhe do ta shihni. Para një muaji mendonte njeri se do të ikte Assadi? Asnjeri.
Ergys Mërtiri: Epo Assadi iku me armë…
Ylli Rakipi: Merrni armë ju Flamur? Unë jam me syze nuk marr dot armë…
Flamur Noka: E lanë pa logo, pa flamur dhe pa fonde, përsëri arriti të mbijetojë…
Ylli Rakipi: Po mori votat që merr gjithmonë Saliu po nuk fiton zgjedhjet kështu.
Flamur Noka: Nuk e shihni dot ju atë që shohim ne. Mosbindja civile do të japë rezultat. PD është parti e të pamundurës.
Ylli Rakipi: Pra je 100% i bindur se do të shkoni në zgjedhje me qeveri teknike?
Flamur Noka: Jam i bindur se mosbindja civile do të japë efektin e vet.