BallinaPolitikeProtesta e PD/ Ngjela: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon...

Protesta e PD/ Ngjela: Berisha duhet të ikë, nuk ka mbështetje! Krijon dhunë se s’ka masivitet

spot_img
spot_img

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar në Report Tv protestën e Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë, duke e cilësuar si një tregues të qartë të mungesës së mbështetjes popullore për këtë parti. Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Ngjela thotë se Berisha duhet të largohet pasi nuk ka mbështetje.

“Është humbje ekuilibri. Nëse s’ke numër mbështetësish duhet të ikësh në shtëpi. Një protestë e bën masiviteti popullor, po s’ke masivitet do krijosh momente dhune. I merr në qafë edhe ata mbështetës që mund të shkojnë në procese penale. Nuk ka mbështetje PD, duhet të ndërrojë lidershipin. Edhe sondazhet dalin shumë keq. Këto metoda e dëmtojnë më shumë. Dje do i kenë rënë pikët edhe më tepër.
Ngjela bëri një krahasim me ngjarjet e vitit 1997, duke theksuar se një lëvizje politike ka sukses vetëm kur ka mbështetje popullor.

1997 ishte revolucion, ju e dini. Pati pakënaqësi nga njerëzit. Koha tregoi që Saliu ishte i paaftë të drejtonte këtë lëvizje, por erdhi në pushtet. Problemi qëndron këtu, ke mbështetje popullore, jo. Ik. Nuk kanë më besim në këtë lidership”, tha Ngjela në Report Tv.
Ngjela komenton edhe mbledhjen e dy Kuvendeve, Kosovë-Shqipëri si edhe marrëdhëniet mes Ramës dhe Kurtit.

“Ose është paaftësi për ta zgjidhur, ose ka konkurrencë. Çdo të thotë paaftësi për ta zgjidhur, mund të ketë konflikt të brendshëm mes dy kryeministrave, këtë s’e dimë. Nuk mund të lejohen dy shtete shqiptare në Ballkanin Perëndimor, jo në kuptim ligjor, por moral. Ata që i kanë dhënë ndihmë të madhe daljes së Kosovës si shtet i pavarur, Perëndimi e SHBA, kanë bombarduar Beogradin. Janë dy kryeministra që rrinë të ftohtë me njëri-tjetrin, nuk ma do mendja të kenë ndërhyrje nga ndërkombëtarët. Dy shtetet shqiptare do shkojnë drejt bashkimit, këtu dua të dal. Këtë e dinë edhe ata të dy, por është konkurrencë se kush do ta drejtojë pas bashkimit”, tha Ngjela.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular