Nga Agron Duka
Kreu i PAA
Prodhuesit e patates në Divjakë përballen me një situatë të vështirë: prodhimi është i bollshëm, por mungon tregu i shitjes. Fermerët janë detyruar ta magazinojnë prodhimin, duke refuzuar çmimin aktual prej 30 lek/kg, të cilin e konsiderojnë të padrejtë për mundin dhe koston e tyre.
Ata kërkojnë një çmim minimal prej 50 lek/kg dhe apelojnë për planifikim e orientim të tregut bujqësor nga shteti. Situata është përkeqësuar nga importet e patates egjiptiane të cilat kanë ulur ndjeshëm çmimin e shitjes, duke penalizuar prodhimin vendas.
Fermerët theksojnë se nëse kjo situatë vazhdon, shumë prej tyre do të detyrohen të braktisin bujqësinë , një sektor jetik për ekonominë e Divjakës dhe më gjerë.