Mbi 4 mijë tituj librash, ambiente të rikonstruktuara plotësisht, ku përfshihet ngrohja, tavolina e karrige të reja për të studiuar, kanë krijuar kushte komode për çdo frekuentues në Bibliotekën e Bashkisë Kamëz. Si kurorë qëndron stafi i mrekullueshëm dy turnësh në gatishmëri duke iu gjendur gjithsecilit sipas nevojave. Kjo është situata në Bibliotekë pjesë e Qendrës së Artit dhe Kulturës. Frekuentimi i bibliotekës është i përditshëm nga të rinjtë, kryesisht nxënës të shkollave të qytetit të Kamzës të cilëve iu është mundësuar nga Bashkia aksesi në studimin e mijëra librave jashtëshkollor, fal përkushtimit maksimal të Kryetarit të Bashkisë Rakip Suli dhe porosive të tij për të bërë më të mirën në funksion të të ardhmes së Kamzës. Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Rakip Suli ka patur në vëmendje maksimale arsimin në Kamëz ku rrezaton dukshëm rikonstruksioni dhe ndërtimi i shkollave nga e para me standardet më të mira, pa harruar kompletimin me bazë materiale si dhe pasurimin dhe të bibliotekave të shkollave!
Duhet theksuar fakti që pajisja e Bibliotekës së Bashkisë Kamëz më të gjitha titujt jashtëshkollorë të kërkuar në shkolla si lexim i detyrueshëm edhe iu ka kursyer lekë familjeve të cilat nuk janë të detyruara tashmë t’i blejnë, por vijnë e marrin librin në Bibliotekën e Bashkisë Kamëz dhe e kthejnë pasi ta kenë lexuar.
Viti 2024 do të ketë të tjera risi për bibliotekën, Qendrën e Kulturës dhe Artit në Bashkisë Kamës me aktivitete që do të kenë në epiqendër rininë.
FOTOT/Biblioteka e Bashkisë një “shkollë” e dytë për nxënësit e shkollave të Kamzës
RELATED ARTICLES