BallinaPolitikeLinda Rama: Martesa me të më shkaktoi 3 dorëheqje. Edin e kam...

Linda Rama: Martesa me të më shkaktoi 3 dorëheqje. Edin e kam takuar në vitin 2002

spot_img
spot_img

Linda Rama rrëfeu edhe pak nga njohja e saj me kryeministrin e vendit. Ajo tha se për herë të parë ata janë takuar në vitin 2002, në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak i Tiranës. 8 vite më vonë, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
“Ne kemi bërë një dalje të gjatë në një emision televiziv, jemi shpjeguar dhe unë aty jam prezantuar në fakt si bashkëshortja e Edi Ramës. Ne jemi martuar në vitin 2010, unë jam njohur me Edin në vitin 2002, në kuadrin e bërjes së një raporti për zhvillimin njerëzor, që është një nga publikimet më dinjitoze dhe arsyeja ka qenë sepse tema e raprotit ka qenë për decentralizimin dhe meqënëse Tirana po shkonte me shpejtësi drejt thellimit të këtij procesi, u ftua nga grupi i ekspertëve, unë aty e kam takuar për herë të parë.”

Megjithatë, tregon se martesa me kryeministrin Edi Rama i “kushtoi” 3 dorëheqje.

“Në vitin 2010, atë javën e martesës me Edin, më shkaktoi 3 dorëheqjeqë i kam dhënë pa m’i kërkuar njeri, jo se kishte ndonjë problem etik, por sistemi im arsyetues dhe etika ime e brendshme ma thoshte këtë gjë.

Dhashë dorëheqjen nga drejtuese e zyrës ku punoja, një dorëheqje ka qenë largimi nga auditori si lektore sepse jepja politika publike në nivelin master dhe dorëheqja e tretë ka qenë nga bordi i fondacionit Soros. Nga bordi ka pasur rezistencë të fortë që të mos pranonin dorëheqjen time, sepse e kishin të pamundur të pranonin që pozicioni i Edit në atë kohë të ishte një plumb ekzekutues për karrierën time që kishte ardhur si rezultat i kontributeve dhe meritave që kisha. Jam ndjerë shumë mirë sepse aty kam kuptuar shkallën e maturisë së atyre njerëzve dhe insistimin për të mos krijuar precedent që pastaj mund të rezononin si arsye tek të tjerët”, deklaroi Linda Rama.

Si bashkëshorte e kryeministrit të vendit Edi Rama, Linda Rama është krah tij në dalje të rëndësishme publike.

Megjithatë intervistat apo dhe daljet e tjera të saj janë shumë të rralla. Për këtë, Linda Rama shprehet se është një gjykim i saj, duke shtuar se çdo prononcim i saj publik është i arsyetuar.


Blendi Fevziu: Dje dhe sot kam parë disa nga daljet tuaja publike për të parë stilin e intervistës, ritmikën etj, dhe vura re që ju keni shumë dalje të rralla në publik. Flas jo vetëm intervista, sepse unë u fokusova tek intervista, por edhe dalje të tjera. Pse kjo zgjedhje?

Linda Rama: Sepse kështu e kam gjykuar.

Blendi Fevziu: E keni gjykuar ju apo ka qenë imponim nga rrethanat.

Linda Rama: Jo, ka qenë zgjedhja ime dhe sigurisht që ka rrethana që kërkojnë prezencën time në publik dhe unë dal në publik, por e kam gjithmonë daljen në publik dhe shfaqjen në publik të arsyetuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular