Në kuadër të Javës së Integritetit, Credins bank organizoi një seminar mbi promovimin e barazisë gjinore dhe mosdiskriminimin në punësim.
Edhe një herë, theksuam rëndësinë e diversitetit, duke rikonfirmuar përkushtimin tonë për të respektuar të drejtën e çdo individi për punësim të barabartë.
Credins bank beson në zbatimin e politikave të qëndrueshmërisë dhe barazisë, duke ndërtuar një mjedis pune gjithëpërfshirës dhe të drejtë për të gjithë.