Sondazhi i Report Tv dhe Eduard Zaloshnjës sheh fituese Partinë Socialiste në qarkun e Tiranës me 18 mandate, krahas 11 mandate të demokratëve. Interesantja në sondazh janë 8 mandatet për partitë e reja, ndërsa asnjë mandat për partitë e tjera të vjetra.
Në krahasim me 2021, PS mbetet po aty me 18 mandate, ndërsa PD në atë kohë kishte 15 mandate.
Partitë e reja nuk kishin asnjë mandat, ndërsa parti të tjera të vjetra kishin 3 mandate: 1 PSD dhe 2 LSI, të cilat sondazhi i nxjerr pa asnjë deputet nëse zgjedhjet bëhen sot.
Sipas sondazhit, 26.6% të votave do jepeshin për PD-në, 3.3% për partitë të tjera të vjetra dhe 24.1% do jepeshin për partitë e reja.
Zgjedhësit që jetojnë në Shqipëri do votonin 45.3% për PS-në, 26.9% për PD-në, 4.1% për parti të tjera të vjetra dhe 23.7% për parti të reja.
Sa i përket zgjedhësve në emigracion 47.3% do votonin PS-në, 26.1% PD-në, 1.8% parti të tjera të vjetra dhe 24.8% për parti të reja.