Nga Bujar Leskaj
Protesta e thirrur nga opozita shqiptare dhe Partia Demokratike e Shqipërisë tregoi qartazi revoltën e çdo qytetari shqiptar, të cilët ishin në çdo aks të Tiranës, kundër keqqeverisjes e narkodiktaturës së sektit Rama.
Lideri i opozitës Prof.Dr.Sali Berisha, në mbyllje të protestës e konsideroi protestën një provë të kaluar me sukses. “Ne nuk ndalemi gjer në largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e qeverisë tenike. Krijimi i qeverisë teknike që shqiptarët të votojnë të lirë, është mision i shenjtë, është mision sublim, suprem dhe ne vazhdojmë këtë betejë gjer në fitoren e këtij objektivi dhe zgjedhjeve në Shqipëri. Nuk ka asnjë të pamundur që ne nuk e kthejmë në realitet dhe mundësi. Kështu që përgatitemi për betejën tjetër”, theksoi zoti Berisha.
Ndërsa sot, në deklaratën e tij për shtyp, lideri demokrat duke falenderuar me mirënjohje çdo protestues e qytetar që u bë pjesë e protestës së djeshme theksoi se :”Mosbindja e djeshme ka tmerruar gjer në palcë Edi Ramën dhe narkodiktaturën e tyre; duke garantuar cdo shqiptar se PD në këtë përpjekje, me 11 maj do të firmosë së bashku me partitë opozitare, rotacionin e pushtetit dhe fitoren e opozitës në Shqipëri”.
Me mesazhin e Doktor Berishës, falenderoj me mirënjohje çdo demokrat të Vlorës, Sarandës, Selenicës, Himarës, Delvinës ,Finiqit e Konispolit, që ju bashkua protestës së djeshme, duke vazhduar të sigurt me çdo aksion kundër të keqes, drejt fitores së 11 Majit 2025.