BallinaSocialeWolt zgjeron shërbimet e shitjes me pakicë në Shqipëri duke nisur bashkëpunimin...

Wolt zgjeron shërbimet e shitjes me pakicë në Shqipëri duke nisur bashkëpunimin me Conad Albania

spot_img
spot_img

Tiranë, 27 Dhjetor 2024 – Wolt, platforma udhëheqëse për shpërndarjen e shpejtë dhe të sigurt, njofton me krenari zgjerimin e shërbimeve të saj të tregtisë me pakicë në Shqipëri. Ky zhvillim i rëndësishëm do të sjellë një gamë të gjerë të produkteve së përditshme në prag të derës së klientëve, duke përmirësuar më tej rolin e platformës në transformimin e përvojave të blerjes lokale.

Wolt Albania tani ofron një shumëllojshmëri të gjerë kategorish së tregtisë me pakicë për të përmbushur nevojat e ndryshme të klientëve të saj. Aktualisht, platforma përfshin kategori si farmaci, pije alkoolike (dyqane vere), produkte për kafshë shtëpiake, dyqane lulesh, kasapëri, lodra për fëmijë, elektronikë, produkte shëndeti dhe bukurie, me kategori shtesë si detergjentë shtëpiakë, të cilat priten të shtohen së shpejti.

Shërbimet e tregtisë me pakicë të Wolt janë aktualisht të disponueshme në Tiranë, me plane për t’u zgjeruar në qytete të tjera të Shqipërisë. Kjo siguron që edhe më shumë klientë do të mund të shijojnë rehatinë e blerjeve nga shtëpia pa pasur nevojë të vizitojnë supermarketet. Klientët mund të shmangin trafikun, mbajtjen e çantave të rënda dhe radhët e gjata në arka, veçanërisht gjatë sezonit të zënë të festave. Me vetëm disa klikime në pajisjet e tyre mobile, ata mund të porosisin produktet e preferuara me çmime si në dyqane dhe t’i marrin ato brenda pak minutash. Funksioni i gjurmimit në kohë reale i Wolt përmirëson më tej përvojën e përdoruesit, duke ofruar transparencë dhe qetësi gjatë gjithë procesit të shpërndarjes.

Duke shënuar një moment të rëndësishëm në zgjerimin e saj të tregtisë me pakicë, Wolt është i lumtur të njoftojë partneritetin e tij me Conad Albania. Duke filluar nga java e 16 dhjetorit, Conad Albania do të bashkohet me Wolt, me një dyqan fillestar, i cili ofron përafërsisht rreth 3,000 produkte, përfshirë të njëjtat oferta dhe promocione ekskluzive të disponueshme si në dyqane dhe me mbulim të shpërndarjes në të gjithë qytetin. Klientët tani mund të bëjnë porosi për supermarket e këtij rrjeti përmes Wolt nga ora 10:00 deri në 20:00, çdo ditë të javës, përfshirë fundjavat, duke garantuar rehati dhe lirshmëri. Me integrimin e Conad Albania në platformën e saj, Wolt siguron që klientët në Shqipëri tanimë të mund të blejnë ushqime dhe produkte thelbësore për shtëpinë me vetëm disa klikime në pajisjet e tyre mobile. Angazhimi i Wolt për të ofruar çmime dhe promocione si në dyqane përmirëson më tej vlerën për përdoruesit.

Akis Stamoulis, Kreu Rajonal i Komunikimit dhe Çështjeve Publike në Rajonin e Jugut, në Wolt Albania, u shpreh: “Jemi të emocionuar të zgjerojmë ofertat tona të tregtisë me pakicë në Shqipëri dhe të sjellim marka të besuara si Conad Albania në platformën tonë. Ky partneritet thekson përkushtimin tonë për t’u ofruar klientëve qasje të lehtë në një gamë të gjerë produktesh, qoftë kur blejnë ushqime, lule apo artikuj të specializuar.”

Në një botë me ritme të shpejta, ku rehatia është thelbësore, Wolt është shfaqur si udhëheqës në industrinë e shpërndarjes. Përmes teknologjisë së avancuar, një game të gjerë shërbimesh dhe një angazhimi të fortë për qëndrueshmëri, Wolt po vendos standarde të reja për konkurrentët, duke tejkaluar vazhdimisht pritshmëritë e klientëve në mbarë botën. Ndërsa kompania rritet dhe sjell risi të reja, ajo është e vendosur të formësojë të ardhmen e shërbimeve të shpërndarjes, duke lidhur konsumatorët dhe bizneset më lehtë se kurrë më parë. Tregu shqiptar është i etur për të adoptuar këto përparime, me plane për të zgjeruar platformën e Wolt në qytete të tjera në të gjithë vendin, gjithmonë duke ruajtur vlerat e saj kryesore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular