Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka befasuar fansat e saj teksa është shfaqur në një rol në serialin e njohur turk, “Kizilcik Serbeti”.
Në këtë serial, Morena interpreton rolin e këngëtares, duke sjellë një përformancë të cilësuar si të jashtëzakonshme nga ndjekësit e saj.
Nëpërmjet këtij projekti, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen jo vetëm të audiencës turke, por edhe të fansave shqiptarë, të cilët tashmë shprehin interes të madh për serialin e njohur.
Gjatë serialit, një ndër aktorët e prezanton këngëtaren si një nga më të famshmet në shtetin e saj.
“Morena është shumë e famshme në shtetin e saj. Është e dashura e zotit Ajhan,” thotë ai e ndërsa më pas shfaqet Morena e cila këndon në gjuhën shqipe.
Vitet e fundit Morena ka zgjedhur Turqinë si vend për të jetuar, pas ikjes atje këngëtarja është munduar ta mbajë jetën e saj sa më private.
Mirëpo së fundmi me anë të disa postimeve në Insatagram ajo ka konfirmuar se është në një romancë edhe pse indetitetin e djalit fatlum nuk e ka zbuluar ende.
Kujtojmë që 3 vite më parë u aludua se këngëtarja ishte në një lidhje dashurie me këngëtarin turk Berdan Mardini. 43-vjeçari sapo ishte divorcuar asaj kohe nga bashkëshortja e tij Fatoş Yelliler me të cilën kishte dhe dy fëmijë.
Asnjëri nga këngëtarët nuk pohoi publikisht se kishin diëka mes tyre por ai u kishte thënë miqve të tij:
Tek Morena kam përjetuar ndjenjën e vërtetë të dashurisë. Jam shumë i lumtur kur jam me të, nisa të jetoj nga e para”.
Shtojmë që edhe atëherë Morena Taraku publikonte shpesh buqeta të luleve dhe dhuratave luksoze që i dërgonte partneri, megjithatë në asnjë moment nuk e zbuloi identitetin e tij.