BallinaLifestyle“U përpoq shumë për një fëmijë dhe nuk ia arriti”/Debati Rozana-Laert, banorët...

“U përpoq shumë për një fëmijë dhe nuk ia arriti”/Debati Rozana-Laert, banorët ballafaqohen në Prime: Nuk e prisja, i bën për…

spot_img
spot_img

Gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother VIP ka pasur disa përplasje mes Rozanës dhe Laertit, dy miq të mirë dhe komshinj nga jashtë, por rivalë brenda në shtëpi.

Në një klip të shfaqur gjatë Prime-t, Laerti u duk se nuk u kursye aspak ndaj Rozanës, duke thënë se i është dashur mbiemri i familjes së saj për të bërë karrierë dhe gjithashtu se solli një “grek anonim” për të fituar festivalin e muzikës.

Debati ishte si më poshtë:

Rozana: Kam thënë vetëm të vërtetën. E kam thënë që në ditën e parë, që Laerti ka krijuar një personazh që s’e kam njohur kurrë. Këtej më jep të gjithë vlerat e mundshme dhe pastaj luan. Të gjithë luajmë. Unë e njoh Laert Vasilin. Mendoj se të njëjtën gjë mendon për mua. Këto gjërat që nuk m’i thotë në sy, por vërdallë, nuk mendoj se i mendon vërtet Laert Vasili, por le të luajë dhe Laert Vasili.

Unë po rezervohem shumë, sepse nuk mund t’i sillem Laertit në të njëjtën mënyrë që ai mu drejtua mua. Ai ka vajtur deri në këtë pikë në lojë vetëm për të fituar. Të siguroj që është njeriu i parë që më ka marrë në telefon dhe më ka uruar. Është njeriu i parë që më ka gjëmuar nëpër koncerte. Jam e lënduar, por nuk mund t’i kthehem në të njëjtën monedhë. Sa për talentin dhe gjërat artistike që kam bërë në jetë, kam një publik që më ndjek dhe s’kanë bërë kurrë një kompromis.

Laerti: Pas prime-t të parë, e patë të gjithë përplasjen që ndodhi aty. E kam ndjekur Rozanën duke i thënë që nëse ke nevojë për diçka, të flasim…

Rozana: Nuk mund të gënjesh!

Laerti: Të nesërmen.

Rozana: Jo, të nesërmen të kam ftuar unë.

Laerti: Pas prime-t të parë, shkuam për të ngrënë. Rozana kishte harruar xhupin jashtë e ja solla. Pas 3-4 orësh që isha në oborr, shkoj brenda dhe dëgjoj emrin tim të përmendet nga Rozana. Ik tha se ti bën dallavere. Unë s’njihem për dallavere. Nuk mbaj mëri. Për atë fjali, montazhi besoj se ka çeduar pak. Kur them që Rozana ka trashëguar një emër të madh, që ka pasur një pudë për t’u hedhur…

Pas ballafaqimit, gjithashtu u shfaq dhe një klip tjetër, kur Laerti fliste me Valbonën, duke thënë se Rozana është përpjekur shumë për të pasur një fëmijë, por nuk ia arriti dot.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular