Grupi i deputetëve të Partisë Demokratike ka organizuar një darkë me rastin e festave të fundvitit. Këta të fundit janë filmuar teksa kërcejnë dhe këndojnë në ambientet e një restoranti, këngën e Fatmira Breçanit, të cilën ia ka dedikuar ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, shihen deputetët demokratë, duke filluar nga kreu i Grupit, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj, Jorida Tabaku, Xhelal Mziu, Luan Baçi, Zheni Gjergji, të cilët kërcejnë e festojnë, me këndën e Berishës në sfond.
Në tekstin e këngës së kënduar nga Fatmira Breccani thuhet:
“Sot knojn zemrat
Për demokraci
Për doktor Berishën
Dhe shoqninë e tij
Nuk ka fe as s’ka parti
Që përçan këtë shqiptari”!
Kujtojmë se më 23 dhjetor demokratët realizuan protestën e radhës, ku u konfrontuan më policinë, pas bllokimit të akseve kryesore të kryeqytetit.