Bashkia Kamëz ka vlerësuar përkushtimin dhe kontributin e arsimtarëve dhe shembull i radhës ishte rasti në fund të vitit 2024 ku Kryetari i Bashkise Kamëz z. Rakip Suli ka vlerësuar me titullin “NDERI i QYTETIT” të Bashkisë Kamëz 5 arsimtarë, drejtues shkollash të cilët kanë dhënë një kontribut të çmuar në qytetin dhe jo vetëm. Këta ikona të arsimit në Kamëz sapo kanë dal në pension dhe një vlerësim i tillë nga Bashkia Kamëz dhe kryebashkiaku Suli është një vlerësim i denjë dhe i merituar për atë mund dhe djersë, atë kontribut të jashtëzakonshëm që kanë dhënë ndër vite e vite për edukimin dhe arsimimin e brezave. Këta arsimtarë të nderuar do të mbeten gjatë në memorien e brezave të tërë të cilët sot një pjesë e konsiderueshëm e tyre janë histori suksesi në fusha të ndryshme të jetës dhe pse jo edhe pjesë e institucionit Bashkia Kamëz. Mirënjohje për çfarë ka dhënë.
Duhet të kujtojmë dhe theksojmë faktin se veç mbështetjes me investime në sistemin arsimor në Kamëz, Bashkia dhe kryebashkiaku Rakip Suli kanë qenë të përqendruar për të dhënë çfarëdo mbështetje tjetër që arsimtarët dhe drejtuesit e shkollave, kopshteve dhe çerdheve, kanë kërkuar në dyert e pushtetit lokal dhe ky institucion ka mundur të iu gjendet. Kryebashkiaku Rakip Suli ka qenë i angazhuar për të dëgjuar çdo ankesë, vlerësuar atë dhe dhënë zgjidhje në çdo objekt të sistemit arsimor në territorin e Bashkisë Kamëz. Rakip Suli e ka nisur që në ditët e para me arsimin duke (ku mungonte ngrohja, baza materiale etj) dhe mundësuar aktualisht që situata të jetë rrënjësisht tjetër. Mbështetje është dhënë për nxënësit talente në shkollave, ekselentët kanë qenë nën vëmendje maksimale ku për herë të parë u kthyen bursat për ta si në sistemin 9-vjecar dhe atë të mesëm, si dhe për arsimtarët dera e bashkisë ka qenë e hapur jo vetëm si prind por dhe mësimdhënës për ti dëgjuar për ankesat apo dhe idetë që ata kanë për mbështetjen për arsimin.
Statusi i kryetarit te Bashkise Kamëz Rakip Suli ne FB
“Kënaqësi dhe privilegj te vlerësoja me titullin “NDERI i QYTETIT” të Bashkisë Kamëz, me motivacion:
“Mirënjohje ndaj kontributit tuaj të vyer në edukimin e gjeneratave të nxënësve të Kamzës. Ju e përmbushët me sukses dhe nder misionin e shenjtë të mësuesit dhe drejtuesit, duke lënë pas adhurim dhe respekt për figurën tuaj.
Z.Azem Kovaçi
Z.Zef Perpalaj
Z.Mahmud Ajazi
Z.Sherif Koldashi
Z.Rasim Beluli
Faleminderit për përkushtimin dhe shembullin tuaj në arsim“.