Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Shqipëria do të mbyllë TikTok-un nga janari i vitit të ardhshëm bëri xhiron e mediave perëndimore, por aspak në ato kineze.
Edison Myrteza, gazetar shqiptar në Pekin tha në studion e News24 përmes Skype, se mediat e Kinës nuk i kanë kushtuar vëmendje paralajmërimit të kryeministrit.
Myrteza dha detaje interesante sa i takon platformës që përdoret në territorin e Kinës por që nuk ka shumë të përbashkëta me TikTok-un.
Ai tha se në Kinë platforma ka emër tjetër, ndërsa TikTok-u që përdoret jashtë nuk lejohet të shkarkohet në smartphone-t brenda vendit.
I ashtuquajturi “TikTok-u kinez” është edukues, tha Myrteza, dhe përdoret më tepër për të blerë dhe reklamuar produkte, e jo për promovimin e akteve të dhunshme siç ndodh përtej Kinës.
Edison Myrteza, gazetar nga Pekini: Mediat kineze nuk e kanë pasqyruar vendimin e kryeministrit. Janë më tepër të fokusuar te deklaratat e Trump që i kërkon gjykatës të shtyjë vendimin për mbylljen e TikTok-ut.
Kina nuk ka deklaruar asgjë sa i takon këtij vendimi. Ndoshta sepse Shqipëria është një vend i vogël, me një popullsi shumë të vogël dhe i duket i parëndësishme mbyllja e TikTok-ut.
Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes TikTok-ut që përdoret në Kinë dhe jashtë saj. Nuk e di ku e ka parë kryeministri Edi Rama ndryshimin. Në programin e Google Play, TikTok-u nuk lejohet të shkarkohet në territorin kinez. Kërkon disa filtra sicc është pasaporta dhe verifikohet. TikTok-u në Kinë është më tepër edukues, është pozitiv dhe nuk ka të bëjë me gjëra si armë, vrasje, informime për gjëra të këqija.
Nëse ndodh diccka e tillë, direkt TikTok-u kinez, apo programi që përdoret këtu, merr masa direkt dhe nuk mund të kundërshtohet. TikTok-un e kam përdorur vetëm para 2 vitesh, për të blerë produkte dhe reklamuar gjëra të ndryshme.